Mbape çmend botën, por Monako tremb me çmimin

0

Monako u mund dje nga Juventusi, por sytë ishin mbi Kilian Mbapenë dhe sulmuesi 18-vjeçar nuk zhgënjeu, pavavrësisht se nuk e gjeti golin dhe ishte në krahun e humbësve.

Talenti francez kërkohet nga gjithë klubet e pasur në Europë, por tashmë Monako ka vendosur të dalë hapur, duke i vendosur çmimin: 130 milionë euro!

Rekordi i transferimit më të shtrenjtë në histori i përket verës së shkuar, me Pol Pogbanë që i kushtoi 100 milionë euro Mançester Junajtidit, por ai rekord duket se do të pluhuroset këtë verë.

Kjo për faktin se Mbape është vetëm 18 vjeç dhe investimi për të do të shlyhet shumë shpejt, ashtu si me milionat që ka prodhuar Pogba në Mançester nga marketingu.

Arsenali e kërkoi vjet Mbapenë, por sivjet është jashtë gare. Junajtid, Mançester Siti dhe Reali i Madridit janë gati të ofrojnë 90 milionë euro, por Monako nuk do të bëjë asnjë ulje në çmim, fundja pas një viti Mbape do të jetë edhe më i pjekur dhe ndoshta çmimi i tij do të rritet.

Këtë sezon djaloshi i artë i Monakos ka shënuar 24 gola (5 në Champions League) dhe ka dhënë 11 asiste, në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here