Mbape bëhet “meme”/ Video për të mbyllur mbrëmjen, askush nuk është i pagabueshëm

PSG ka luajtur kundër Dijonit, në përballjen e vlefshme për Kupën e Francës. Ashtu siç edhe pritej, nuk kishte krahasim për nivelin e të dyja ekipeve. Bëhet fjalë për shumë diferenca të mëdha, që e tregon edhe vetë rezultati përfundimtar, 1-6.

Ajo që ka bërë xhiron e rrjetit dhe po kthehet në “meme”, duke u vendosur në videot qesharake, është një dështim i Mbapes. Pa shumë dyshime mund ta themi që është gabimi më i madh në karrierë duke falur një gol të sigurt.

Pas një pasimi që e nxorri me portë të boshatisur nga krahu i djathtë, sulmuesi francez ka bërë më të vështirën, duke e dërguar tërësisht jashtë portës topin. Askush nuk është i pagabueshëm dhe momente të tilla përjetojnë edhe lojtarët në nivelet më të larta në Europë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *