“Mbani distancë nga shoqëria”! Tirona Fanatics publikon renditjen, shkëputje nga të gjithë kundërshtarët

“Mbani distancë nga të tjerët”, është kjo këshilla që kemi marrë dhe dëgjuar në gjithë këto kohë. Në këtë mënyrë do të ulim sa më tepër përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, por njëkohësisht nëse këto rregulla do të zbatohen, atëherë do të kemi më pak raste edhe në Europë.

Ndërkohë “Tirona Fanatics” ka ironizuar me këtë këshillë. Teksa publikon renditjen e Superiores, tregon shkëputjen e bardhebluve dhe distancën që ata mbajnë me të tjerët, teksa në të gjitha vendet e tjera ka një afërsi të madhe mes pkëve, por Kukësi i vendit të dytë gjendet larg Tiranës me 9 pikë. /Sport Ekspres/