Mban vendin që më parë i përkiste Rei Manajt, sulmuesi i Barcelonës lë gjurmë me fanellën e “rëndë”

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultatin 0-4 ndaj Majorkës në ndeshjen e vlefshme për La Liga-n. Golat u realizuan nga ana e Vidal, Braithwate dhe dopieta e Mesit. Ky i fundit vazhdon të jetë ëngjëlli mbrojtësi i katalanasëve me golat e tij që kanë rëndësi jetike për gjigandët spanjollë.

Por nga ana tjetër gjurmë te katalanasit po arrin që të lërë edhe Braithwate, sulmuesi që arriti të fitojë besimin e Setien për të marrë vendin që mund t’i përkiste edhe Rei Manajt. Lojtari danez u kthye shpejt në një zgjidhje për trajnerin e Barcelonës në kushtet e emergjencës, ndërsa po arrin që nëpërmjet asisteve dhe golave të lërë gjurmë edhe me fanellën e katalanasve. Pavarësisht dyshimeve që ekzistonin për aftësitë e Braithwate, ky i fundit po arrin që të tregojë se mund të bëjë diferencën në fushën e lojës edhe me një fanellë që peshon rëndë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *