Mban premtimin, Fino çon në CAS zgjedhjet në FSHF!

0

Humbi garën përballë Dukës më 7 shkurt, por deputeti socialist ka ankimuar gjithçka si në Komitetin Olimpik Shqiptar, ashtu edhe në Lozanë. Ka edhe një apel nga disa kandidatë të KE

Në heshtje të plotë dhe pa bërë asnjë deklaratë zyrtare, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka ankimuar verdiktin e zgjedhjeve të mbajtur në 7 shkurt në Durrës, në Asamblenë e Përgjithshme, me rend dite emërimin e presidentit dhe mandatit të radhës në krye të FSHF-së. Fino, që e paralajmëroi menjëherë pas rezultateve, ka dorëzuar kërkesën e tij për ta cilësuar të pavlefshme asamblenë e fundit. Deputeti socialist i është drejtuar zyrës së CAS-it në Komitetin Olimpik Shqiptar, por edhe Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Burime të SportNeës gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar se ankimimi zyrtarisht është bërë rreth 10 ditë pas zgjedhjeve dhe se pala e prekur pret të reja shumë shpejt. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kandidati Fino nuk pret asgjë të re nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në KOKSH dhe se ankimimi në këtë institucion është bërë sa për procedurë.

Vëmendja është e drejtuar e gjitha nga KAS-i i Lozanës dhe se argumentet më të forta janë shoqatat sportive të paregjistruara dhe personat e paautorizuar për të drejtë vote. Jo vetëm kaq, por edhe disa kandidatë për Komitetin Ekzekutiv kanë ankimuar vendimet e Asamblesë.  Sipas tyre në proces ka pasur problematikë të gjerë, ku janë shmangur me dashje fitues realë për t’u hapur rrugën ne KE personave të tjerë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.