Maxi Lopez i hakërrehet Wanda Narës që ia mori shoku i ngushtë: Nuk e kupton dot, po je nënë e pesë fëmijëve

Historia e Maxi Lopez tashmë është e njohur për të gjithë, për mënyrën sesi u tradhëtuar nga Wanda Nara me shokun e tij të ngushtë, Mauro Icardi. Ndërkohë marrëdhëniet e Lopez me Naran kanë qenë gjithmonë të tensionuara, ndërsa kanë edhe tre fëmijë së bashku. Pas disa kohësh qetësie, ishte momenti që të rilindnin të tjera polemika dhe me akuza direkte.

“Çfarë po shkon në mendjen tuaj? Ti je mamaja e pesë fëmijëve nëse nuk e ke ditur. Unë dua që ta di se me çfarë kriteri ti e thyen karantinën e një pandemie globale në të cilën të gjithëve u kërkohet që të mos dalin dhe ekspozon fëmijët nga një udhëtim në tjetrin.

Ti lëviz dhe shkon në epiqendrën e infeksionit në Lombardi, pa marrë parasysh asnjë lloj pasoje. Nuk e di se çfarë po kalon në mendjen tuaj në këto momente kur gjëja më e shenjtë që keni në botë është shëndeti i  fëmijëeve tanë? Jam i indinjuar që nuk je e vetëdijshme për këtë. Nëse nuk do që ta bësh vetë,  bëje për hir të fëmijëve”, ka thënë Maxi Lopez. /Sport Ekspres/