Mavraj tregon të vërteta të pazbuluara: Në Serbi jemi larguar me helikopter nga stadiumi

Mërgim Mavraj do të luaj në ndeshjet e fundjavës ndeshjen derbi të qytetit. Ekipi i tij Greuther Furth pret skuadrën e Nurnberg në javën e 14-të të Bundesliga 2 gjermane. Në një intervisë për mediat vendase Mavraj është pyetur nëse i friksohet derbit të së shtunën.

Duke buzëqeshur Mavraj I tregon gazetarit mbrëmjen e 14 tetorit 2014 duke na zbulluar edhe fakte që deri sot nuk diheshin. “Nuk më tremb një derbi i vogël si ai ndaj Nurnberg. Kam luajtur në një derbi të madh. Shqipëri – Serbi ishte më shumë se një derbi, apo një luftë mund të themi. Na kanë larguar me helikopter atë natë nga stadium”- ishin fjalët e Mërgim Mavraj.

Ndeshja e 14 tetorit padyshim ishte ndër më të vështirat jo vetëm për mbrojtësin shqiptarë por për të gjithë Kombëtaren dhe tifozat kuqezi. Dhuna ndaj futbollistve dhe racizmi ndaj simbmoleve kombëtare ishin një nga aspektet negative të mbrëmjes. Në këto kushte, cili do lojtar ka përjetuar atë natë, do të jepte të njejtën përgjigje si Mavraj./Sport Ekspres/