Mavraj problemi? Hamburgu shpartallohet në miqësore

Mërgim Mavraj prej muajsh nuk është konsideruar pjesë e planeve të skuadrës së Hamburgut, aq sa e kanë transferuar te skuadra e dytë. Tani, lojtari i Shqipërisë po kërkon një skuadër të re dhe ofertat nuk mungojnë, megjithatë problemi i Hamburgut nuk duket se ka qenë Mavraj.

Skuadra gjermane ka zhvilluar një ndeshje miqësor sot me danezët e Arhus. Hamburgu është mundur thellë 1-5, duke treguar dhe një herë se ka mjaft probleme në mbrojtje.

Ajo që duhet veçuar është deklarata e trajnerit të Hamburgut pas ndeshjes, Kristian Titz, i cili është shprehur se golat erdhën të gjithë nga problemet në qendër të mbrojtjes.

Ku i dihet tani janë penduar për Mavrajn dhe do e dëshironin në skuadër, por është shumë vonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *