Mavraj perfekt, Abrashi titullar dhe zhgënjim total

0

Nuk ishte gati para një jave, pér ndeshjrn ndaj Italisë, por Mërgim Mavraj ka qenë në formë perfekte sot për Hamburgun, duke u vlerësuar me notën 2.5 në sitet gjermane si sportal.de e spox. Më i miri në fushë ishte mesfushori Holtbi, me notën 2, ndërsa Mavraju rendit direkt pas tij.

Nëse Mavraj feston, Amir Abrashi ishte dështim total, ashtu si Frajburgu i tij, që u turpërua në shtëpi nga Verderi. Ishte i dëmtuar dhe la Shqipërinë pas Italisë, por sot mesfushori e nisi titullar. 45 minuta, zëvendësim dhe notë tepër negative, 5!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here