Mavraj pa defekte, në 11-shen e javës

0

Pesë ndeshje si futbollist i Hamburgut, 2 të parat të humbura jashtë fushe, por me nivel të lartë loje, ndërsa vazhdimi ka qenë një përrallë. Në pak javë, Mërgim Mavraj është kthyer në një shtyllë të Hamburgut, duke qenë thelbësor në 3 fitore rresht të kësaj skuadre, mes kampionatit e kupës. Këtë fundjavë Hamburgu habiti të gjithë, duke fituar në mënyrë spektakolare në Lajpcig, kundër milionerëve që po kërcënonin Bajernin e Mynihut. Mavraj, ashtu si qendërmbrojtësi tjetër Papadhopulos, por edhe mesfushori Mikolaj Myler, ishin të përkryer dhe janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë, sipas sitit gjerman sportal.de. Hamburgu ishte edhe ekipi i javës, sepse kishte 3 lojtarë në formacionin më të mirë, si asnjë skuadër tjetër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.