Mavraj, një javë kohë për të gjetur ekip

Hamburgu nuk ka ndërmend ta mbajë Mërgim Mavrajn për sezonin e ardhshëm. Klubi gjerman po bën spastrim në skuadër, duke e nisur nga lojtarët problematikë të sezonit të shkuar, ndaj sot ka shitur për 6 milionë euro mesfushorin Uollas te Hanovër. Plot 3.2 milionë euro humbje në pak muaj, sepse në janar Hamburgu e bleu nga Gremio dhe tani e sheh goxha më lirë.

Ndërkaq, mediat gjermane raportojnë se klubi ka edhe 4 lojtarë të tjerë në listën e largimeve dhe ata janë Bobi Ud, Alen Haliloviç, Qirjakos Papadhopulos dhe Mërgim Mavraj.

Qendërmbrojtësi ynë nuk është në planet e klubit dhe ashtu si greku Papadhopulos, ka kohë deri në 2 korrik që të gjejë ekip. Në rast të kundërt, sërish stërvitje me të rinjtë e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *