Mavraj nis të vrapojë

0

Mërgim Mavraj po ecën me hapa të shpejtë drejt riaftësimit. Mbrojtësi i Hamburgut ka nisur sot vrapin, edhe pse pa sforcim dhe me kohë të shkurtuar.

Fundjavën e shkuar Hamburgu mori fitoren e dytë rresht dhe kthimi i grekut Papadhopulos në qendër të mbrojtjes ka bërë që të ndihet më pak mungesa e Mavrajt, të cilit do t’i jepet koha e mjaftueshme për t’u riaftësuar nga dëmtimi i pësuar në 1 mars.

Futbollisti i kombëtares sonë, pikë kyçe te Hamburgu, që kur u transferua në merkaton e janarit, do të mungojë deri në fund të muajit mars, por realisht do të humbasë vetëm një ndeshje në Bundesligë dhe mund të jetë gati më 1 prill, aq më shumë që është një ndeshje shumë e veçantë për të, sepse përballë do të jetë Këlni, ku luante deri në dhjetor.

Ndërkaq, Mavraj do të humbasë edhe dy ndeshjet e kombëtares sonë, kundër Italisë e Bosnje-Hercegovinës, siç e thotë edhe vetë me një statut në Facebook.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here