Mavraj në Turqi, thuajse e kryer

Mërgim Mavraj kaloi muaj mjaft të vështirë te Hamburgu, me mbrojtësin që nuk u aktivizua për muaj me radhë në skuadrën e parë, më  saktë që nga muaji shkurt. Skuadra e tij ra nga Bundesliga dhe rrugëtimi në Gjermani ka ardhur në fund, pasi Mavraj ka marrë ultimatum nga klubi që të gjejë klub të ri.

Nga Turqia ka pasur shpesh sinjale dhe tashmë raportohet  se 32-vjeçari pritet të bashkohet me skuadrën e Trabzonsporit.

Skuadra turke ka muaj që e ka piketuar mbrojtësin dhe gjërat duket se po bëhen serioze. Për Mavrajn do të ishte eksperienca e parë jashtë Gjermanisë.

Lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë e ka të detyrueshme gjetjen e një skuadre ku të ketë minuta dhe Trabzonspori mund të jetë “habitati” ideal. Bisedimet kanë ecur mbarë dhe thuajse është arritur marrëveshja, por ka ende disa detaje para se të quhet e mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *