Mavraj, në top11 të fazës së parë

0

Mërgim Mavraj është ndër qendërmbrojtësit më të mirë të Bundesligës dhe tifozët gjermanë, që e ndjekin çdo javë kampionatin, e kanë vlerësuar si një ndër 11 lojtarët më të mirë të fazës së parë në Bundesligë.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm, duke ditur cilësinë e Bundesligës, por Mavraj realisht shkëlqeu te Këlni, ku ishte një pikë kyçe.

Mavraj mori 26% të votave në votim, vetëm 1% më pak se qendërmbrojtësi tjetër i zgjedhur në top11, greku Sokratis Papastathopulos i Dortmundit.

Ndërkaq, pas Mavrajt u renditën emra si Mats Humels e Zherom Boateng.

FORMACIONI ME I MIRE

Manuel Neuer – David Alaba, Sokratis, Mergim Mavraj, Philipp Lahm – Ousmane Dembele, Thiago, Christian Pulisic – Pierre-Emerick Aubameyang, Robert Lewandowski, Anthony Modeste

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image