Mavraj në Greqi, ja detajet e transferimit

Mërgim Mavraj ishte i grumbulluar nga Kristian Panuçi për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë, por nuk pasi asnjë minutë në dispozicion për qendërmbrojtësin. Me të drejtë deri diku, pasi 32-vjeçari ishte pa skuadër.

Lajmi i mirë erdhi menjëherë pasi Mavraj ishte bashkuar me Kombëtaren, pasi u konfirmuar arritja e marrëveshjes me skuadrën e Arisit, ku po këtë verë u transferua dhe Migjen Basha. Sigurisht, impenjimi me kuqezinjtë e ka shtyrë nënshkrimin e kontratës, e cila siç zbulon ekskluzivisht “SportEkspres.com” do të jetë e kënaqshme.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Mavraj do të nënshkruajë për dy vite me skuadrën nga Selaniku. Të ardhurat financiare mund të arrijnë shifrën e 1 milion eurove, së bashku me bonuset, të cilat und të përfitohen në bazë të arritjet së objektivave që janë Kupat e Europës, si dhe minutave që do të aktivizohet 32-vjeçari.

Sot, lojtari ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe ditën e premte do të zbresë në Greqi, ku janë planifikuar për t’u zhvilluar testet miqësore. Menjëherë pritet që të nënshkruajë kontratën e re, si dhe të prezantohet me skuadrën.

Qendërmbrojtësi shihet si një afrim me shumë vlerë nga skuadra e Arisit, që kishte kohë që negocionte me lojtarin. Mavraj do të bashkohet menjëherë me ekipin, pasi duhet të arrijë formën optimale, edhe pse gjatë kësaj periudhe që ai ka qenë pa ekip është stërvitur në mënyrë të veçuar me një program të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *