Mavraj ndal stërvitjen, në dyshim ndaj Bajernit

0

Mërgim Mavraj shqetëson Hamburgun. Mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë seancën e djeshme stërvitore me skuadrën e tij për shkak të një dëmtimi të lehtë, por edhe për shkak të një gjendjeje të papritur gripale. Kjo gjë ka alarmuar stafin teknik dhe mjekësor, që kërkon me ngulm që ta riaftësojë për ndeshjen e kësaj fundjave. Hamburgu do të përballet me Bajernin e Mynihut në “Alianz Arena”, ku do të kërkojë të mos dalë pa pikë, pasi janë jetike për ekipin. Ndërkohë, pas mungesës së Papadopulos mungesa e Mavrajt do të ishte fatale për Hamburgun. Megjithatë situata e mbrojtësit shqiptar do të monitorohet deri në çastin e fundit. Ndërkohë, në lidhje me ndeshjen e së shtunës, trajneri i Hamburgut, Markus Gisdol ka sqaruar se nuk do të jetë e thjeshtë, sidomos pa Papadopulos, teksa Mavrajn nuk e ka përmendur si mungesë, duke qenë se e ka ende në monitorim. “Do të jetë e vështirë. Papadopulos nuk mund t’ia dilte dhe nuk do t’a kemi në Mynih. Ndaj Bajernit duhet ndeshja perfekte dhe që të gjithë lojtarët të japin 100%. Ne na duhen pikët e mbijetesës dhe duhet t’i marrim patjetër”, ka thënë Gisdol, teksa statistikat e Hamburgut në “Allianz Arena” janë mëse dekurajuese. Hamburgu ka pësuar gjithsej 36 gola në ndeshjet e fundit. Hera e fundit kur Hamburgu ka fituar ndaj Bajernit është 28 prilli i 2007-s,  kur për Hamburgun kanë shënuar Van der Vart dhe Guerero, në fitoren 2-1.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here