Mavraj mungon në përmbysjen e çmendur të Arisit, Lila i gëzohet fitores

Tre shqiptarë kanë luajtur në dy takime të sotme të Superligës greke. Mesfushori i kombëtares sonë, Andi Lila luajti për 90 minuta me Janinën, Migen Basha u zëvendësua në minutën e 70-të te Aris, ndërsa Mavraj e pa të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave .

Janina e Andi Lilës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Skuadra ku luan kavajasi mundi me rezultatin 2 – 0 “mysafirët” e Lavadiakos, duke marrë kështu tre pikë që e largojnë Janinën përkohësisht nga zona e ftohtë.

Aris i Migjen Bashës dhe Mërgim Mavrajt fitoi në mënyrë dramatike në transfertën e ishullit të Kretës, ku mundën OFI-in me përmbysje falë dy golave të tunizianit Junes në limitet e kohës shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *