Mavraj mund Zenelin në ndeshjen e çuditshme, gëzon edhe Cikalleshi

0

Sokol Cikalleshi ka shënuar në miqësoren e sotme që Gëztepe ka zhvilluar ndaj Pendikspor, që militon në ligën e tretë në Turqi. Sulmuesi kavajas u tregua i saktë para portës në pjesën e dytë, duke realizuar golin e pestë për Gëztepe. Takimi përfundoi me rezultatin 6-3 në favor të skuadrës së Cikalleshit. Për t’u përmendur fakti që në këtë takim u akorduan tre penallti, që u kthyen në gola.

Ka debutuar me Ingolshtad qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj. Kapiteni i kombëtares pati një derbi me Arbër Zenelin, i cili është një nga liderët e holandezëve të Herenven. 90 minutat e kësaj miqësoreje u mbyllën në barazim 3-3.

Zeneli ishte protagonist, teksa shënoi me goditje dënimi golin që e çoi ndeshjen në 2-1. Jo vetëm kaq, pasi sulmuesi anësor i Kosovës asistoi edhe në golin e tretë të realizuar nga Vlap. Në shtesë Ingolshtad barazoi dhe loja vijoi edhe 45 minuta të tjera, pasi klubet kishin rënë dakord që të zhvillonin një takim me 3 pjesë. Ingolshtad arriti të shënojë edhe golin e katërt dhe fitoi me rezultatin 3-4.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.