Mavraj: Më kishte marrë malli të luaja me Currin

0

Mërgim Mavraj ishte një ndër personalitet që morën pjesë në “lojën e yjeve” në Prishtinë. Pak minuta para fillimit të ndeshjes kapiteni i kombëtares shqiptare u ndal të fliste për “ART SPORT”

“Është diçka e veçantë. Jam gëzuar shumë për ftesën. Është hera e parë që luaj në Kosovë. Do luaj me Currin në qendër të mbrojtjes. Më kishte marrë shumë malli të luaja me të”.

Kauza e bamirësisë –“Janë shumë shoqata dhe njerëz në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që po bashkohen bashkë për të ndihmuar njerëzit që janë në nevojë. Pavarësisht sa sukses kemi është mirë që po tentojmë t’i ndihmojmë këta njerëz”.

Si i keni parë ndeshjet e Kosovës në kohët e fundit ?

“Me lot gëzimi. Normalisht, jam kosovar, prindërit e mi janë lindur e rritur këtu. Më behet qejfi që çunat po i zbatojnë mirë urdhrat e trajnerit.

Ka ndopak lakmi në kuptimin pozitiv?

“Jo aspak. Jam mirënjohës për të gjitha të mirat që më ka dhënë Zoti. Më ka shpërblyer me shumë gjëra. Edhe me Shqipërinë kemi arritur shumë gjëra të mira, besoj se të gjithë këta që po gëzohen tani për Kosovën janë gëzuar disa vite më parë për kuqezinjtë. Normalisht si kosovar ke dëshirë dhe ti ta veshësh atë bluzën, por kjo është diçka normale”.

Ndryshim midis Panuçit dhe Rejës?

“Fitorja flet vetë. Në futboll është një sport ku flet rezultati. Me Panuçin kemi luajtur më shumë në mbrojtje, e kam të vështirë të flas tani. Kam shumë respekt për Panuçin dhe kam frikë mos keqkuptohem. Edhe ai ka kontribuar shumë për kombin tonë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.