Mavraj me ekip të ri, mbrojtësi rikthehet në “shtëpi”!

Mërgim Mavraj ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Ingolshtadin dhe ka firmosur për ekipin e ri. Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të rikthehet në “shtëpi”, tek ekipi ku u  bë i njohur, Greuther Furth.

Mavraj ka qenë pjesë e Greuther Furthit në të shkuarën për tri vite, ku më pas kaloi te Këlni. Kontrata e 33-vjeçarit me klubin e ri është 2-vjeçare.

Drejtori i përgjithshëm i Greuther Furthit, Rashid Azuzi, u shpreh mjaft i lumtur për finalizimin e marrëveshjes. “Mavraj është një lojtar mjaft me eksperiencë e kualitet dhe do të na ndihmojë shumë”, përfundoi drejtori Azuzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *