Mavraj: Maqedonasit aktorë, arbitrit i dridhej buza…!

Mërgim Mavraj ka folur pas ndeshjes dhe ka akuzuar si futbollistët e Maqedonisë, ashtu edhe arbitrin Eriksen: “Kishim ardhur këtu për të fituar, porn ë pjesën  eparë na mungoi guximi dhe nuk i krijuam vështirësi kundërshtarit. Luajtëm jashtë dhe është pak e vështirë. Golin e parë që shënuam e realizuam më mirë. Duhet të kemi vetëbesim dhe të mbroheshim më mirë. Mundësitë që ke duhet të shfrytëzosh.

Nuk e shfrytëzuam dhe arbitri dha penallti, nga presioni i tifozëve ndikoi. Nuk e dimë pse e caktojnë një arbitër që ishte me nerva dhe emocione, kur fliste me ne. Nuk janë arbitrat e duhur për këtë situatë. Ata (maqedonasit) ishin qesharakë, duke aktruar, duhet të shkojnë në Hollivud me skenat që bënë.  Nuk ishte vetëm arbitri që kishte emocione dhe frikë, por disa lojtarë. Nuk iu përmbajtën dot presionit që kishin. Na duhej vetëbesim. Por arbitri ndikon shumë”.

Sa i përket ndeshjes, ai vijoi: “Dëshira ime ishte të fitoja, por shanset minimale që kemi pasur besoj se u shuan. Por, luajtëm edhe për tifozët dhe i falënderoj nga zemra në emër të ekipit, që na përkrahën sot. Fantastikë. Na u bë zemra mal që i dëgjuam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *