Mavraj: Kthehem shpejt, po punoj 5-6 orë në ditë

0

Mbrojtësi 29-vjeçar i Këlnit ka folur për “Bild”, ku nuk thotë se kur do të kthehet

 

“Me besim, çdo gjë është e mundur!”. Më shumë se një muaj më parë, në datën 12 qershor, Mërgim Mavraj do të fliste ekskluzivisht për “Sport Ekspres” për një operacion që kishte shkuar mirë dhe për një rikuperim që mund të vinte në kohë për të luajtur me Serbinë, edhe pse vetëm duke besuar. Sot, mbrojtësi i Këlnit dhe i Kombëtares, që vazhdon të mbajë paterica, por është përmirësuar së tepërmi, në një intervistë të dhënë për gjermanen “Bild”, ka bërë një raport për 6 javët e kaluara me vështirësi, pas operimit të gjurit të djathtë në fillim të qershorit: “Ndihem shumë mirë. Kam ende pak dhimbje, por është gjithçka normale. Nuk mund t’i kryej të gjitha ushtrimet, që mund të na jenë në ndihmë për një riaftësim të plotë, por tashmë jam i vetëdijshëm dhe po punoj nga 5 deri në 6 orë në ditë, ashtu si më kanë udhëzuar edhe mjekët”, tha mbrojtësi 29-vjeçar, që për Kombëtaren e De Biazit është një mungesë e rëndësishme. Ai shënoi në sfidën e fundit të eliminatoreve, sipas rendit të kohës, në fitoren 2-1 ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.