Mavraj i tha tre herë “JO” trajnerit, përsëriti Beckenbauer dhe tashmë rrezikon Shqipërinë

Mërgim Mavraj rrezikon sërish që të mos grumbullohet te Shqipëria për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit. Këtë herë për sakrificën paksa të tepruar të mbrojtësit shqiptar sa i përket klubit të Greuther Furth.

Në ndeshjen e fundit kundër Darmstad, në minutën e 59 të ndeshjes pati një përplasje në duelin mes Mavrajt dhe lojtarit kundërshtar. I përfunduar në tokë dhe me një rrëzik të keq të fytyrës, dhimbje të mëdha kishte për të.

Sipas asaj që raporton “Nordbayern.de”, trajneri e kishte pyetur tre herë: “A do të dalësh?”. Por vetë natyra e Mavrajt për t’u mos dorëzuar ishte negative. Kështu ai e vazhdoi ndeshjen deri në fund, por rezultoi me një dëmtim të keq të shpatullave. Minutat e mbetura të ndeshjes i ka luajtur me krahun e fashuar, ashtu siç do të bënte Franz Beckenbauer në Kupën e Botës 1970, në atë gjysmëfinale ndaj Italisë. Për momentin thuhet se një operacion nuk shihet i nevojshëm, por ardhja te Kombëtarja duket thuajse e pamundur. /Sport Ekspres/