Mavraj është lojtar i lirë, një ekip italian del në skenë

0

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është futbollist i lirë. Ai prishi kontratën e tij me konsensus me ekipin e Hamburgut, ndërsa tani duhet që të gjejë një ekip tjetër. Pretendimet e tij janë të larta, pasi vinte nga një rrogë prej 1 milion eurosh në sezon me gjermanët, por duhet të ulet nga pretendimet.

Interesi më i lartë për të vinte nga ekipi spanjoll i Deportivo La Korunjës, por ende nuk ka diçka konkrete. Mediet gjermane zbulojnë një tjetër pistë interesante për 32-vjeçarin. Skuadra italiane e Breshias ka shfaqur interes për Mavrajn.

Ekipi i Seria B-së mbylli një sezon mjaft të vështirë, ndërsa vitin tjetër duket se do të futet me pretendime të tjera. 32-vjeçari shqiptar ka mjaft eksperiencë, prandaj mund të cilësohet një lëvizje shumë e goditur për italianët. Mavraj nga krahu tjetër kërkon të stabilizohet, asgjë më shumë se kaq.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.