Mavraj e duan edhe në Itali, lojtari: Nuk di asgjë, jam me pushime!

Mërgim Mavraj tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes dhe pasi sipas medieve turke ishte pranë Trabzonsporit, kështu nuk është… Në fakt, mbrojtësi, që ndodhet me pushime, i kontaktuar ekskluzivisht nga Sport Ekspres, ka theksuar: “Nuk di asgjë për ofertat, po merret agjenti tim. Sidoqoftë, jam ende me pushime!”.

Sigurisht, tashmë pretendentët janë rritur edhe, në garë janë edhe disa skuadra të Serisë B italiane, mes tyre, sipas asaj që ka mësuar gazeta, edhe Palermo dhe, skuadra që ra këtë vit, Benevento. Megjithatë, jemi ende në sondazhe e sipër.

Sipas “Bild”, ndërkohë, flitet edhe për sa i përket një destinacioni “C”, pra të luajë me Hamburgun Rezervë, në ligat rajonale, por duket mjaft e vështirë që kjo të ndodhë. Ajo që do të ndodhë është që Mavraj nuk do të prezantohet në grumbullim me Hamburgun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *