Mavraj e Basha, “dajak” në Athinë

Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha kanë pësuar humbjen e dytë radhazi me Arisin e tyre. Në Athinë, skuadra e shqiptarëve nuk ka mundur që t’i bëjë ballë AEK-ut, që ka shënuar 4 gola në portën e skuadrës nga Selaniku. Duhet veçuar se nuk ka qenë një mbrëmje aspak e mirë për të dy lojtarët kuqezi, pasi së bashku ishin vendosur në qendër të mbrojtjes.

Nga stoli e ka ndjekur fitoren e skuadrës së tij Astrid Ajdareviç, i cili nuk po gjen hapësira këtë edicion te ekipi i AEK-ut. Basha dhe Mavraj qëndruan në fushë për 90 minuta, por nuk arritën që të bënin diçka të mirë për skuadrën e tyre.

Ndonëse pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0, vendasit realizuan tre gola në fraksionin e dytë, duke i dhënë një shuplakë Arisit, që ka marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit. AEK-u ndodhet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Arisi rrëshqet në vendin e tetë me 12 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *