Mavraj dhe pranvera e ankthit: Me meditim e largova stresin

0

Mërgim Mavraj u transferua në janar të këtij viti te Hamburgu, duke dhënë një kontribut të madh në mbijetesën e klubit të famshëm në Bundesligë.

Në një rrëfim për Sky, Mavraj i është kthyer periudhës plot vuajtje bë pranverë, kur pati momente që u mendua se Hamburgu do të binte në Bundesligën 2 për të parën herë në histori.

“Ishte një sezon shumë i vështirë, mbijetuam në fund, në një periudhë shumë delikate. Personalisht, besoja shumë se do t’ia dilnim, vetëbesimi është shumë i rëndësishëm për mua. Jam munduar të tregohem gjithnjë shumë i qetë në mendimet e mia, shpesh kam medituar dhe kjo është e rëndësishme për çdo futbollist, që të njohë më mirë veten dhe të gjejë qetësi të brendshme.

“Muajt e fundit të sezonit ishin të çuditshëm, shpesh mendoja se do të luaja sezonin e ri,  në Bundesligën 1 apo 2, mendoja edhe për kombëtaren shqiptare, por gjithsesi jam mësuar, sepse shpesh në karrierë kam hasur situata të tilla”.

Hamburgu është stërvitur fort këtë verë, mes alpeve në Austri: “Kushte ideale, në çdo drejtim. Jemi përgatitur mirë fizikisht, por ambienti fantastik na ka bërë të ndihemi si me pushime. Nga ana mendore kjo fazë përgatitore na ka vlejtur shumë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here