Mavraj dhe Hamburgu mposhtin Hofenhajmin, Abrashi pranë Ligës së Europës

0

Tre ndeshjet e fundit, shtatë pikë. Hamburgu ka nisur fluturimin dhe sot fitoi 2-1 ndaj Hofenhajmit, duke hedhur një hap gjigant drejt mbijetesës.

Një paraqitje perfekte për mbrojtësin tonë Mërgim Mavraj, gjithnjë e më shumë lider te Hamburgu, ku që prej janarit po luan në nivele të larta dhe formën një dyshe perfekte me grekun Papadhopulos në qendër të mbrojtjes.

Sulmuesi Hunt ishte heroi i Hamburgut, me dy gola në mesin e çdo pjese, ndërsa kroati Kramariç kishte barazuar përkohësisht me 11-metërsh në minutën e 33-të.

Në ndeshjet e tjera, Lajpcigu i vendit të dytë fitoi në shtesë 1-0 ndaj Leverkuzenit dhe shkon +7 nga Hofenhajmi, ndaj vendi i dytë duket i sigurt tashmë.

Fitore e madhe edhe për Frajburgun, që mposhti 1-0 Maincin me një gol nga sulmuesi Petersen në minutën e 70-të. Krejt papritur, Frajburgu e sheh veten në vendin e pestë, që do të thotë Europa League. Sot Amir Abrashi luajti 90 minuta dhe u paraqit shumë më mirë se javën e shkuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here