Mavraj, Debreceni dhe merkato: Nderim Nexhipi flet “troç”

Kukësi po punon për të bërë edhe dy afrime të tjera, të nevojshme për ndeshjet me Debrecen. Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, ka folur në lidhje me merkaton. Gjithsesi ai nuk zbulon asnjë emër, edhe pse përflitet shumë për emra konkretë.

“Jemi në bisedime me disa lojtarë, do të vijnë edhe dy para ndeshjeve të Europës. Po spekulohet shumë për emra, por nuk mund të zbuloj gjë. Sa më shpejt t’i marrim përforcimet, aq më mirë do jetë. Edhe trajnerit Gjoka i duhen edhe dy lojtarë”, tha Nexhipi në RTSH Sport.

Mërgim Mavraj është një emër i dalë në skenë për te Kukësi, por qendërmbrojtësi ka qenë i prerë dhe ajo pistë merkatoje ka rënë pa u mbyllur kampionati. Nexhipi pranon bisedimet: “Kemi folur me Mërgimin, është fakt. Ai ka kontratë në Gjermani dhe nuk e sheh si mundësi të vijë në Superiore tani”.

Nexhipi në të shkuarën ka provuat të përballet në fushë me Debrecenin. Tanimë ai dëshiron t’i eliminojë me Kukësin dhe në një pozicion tjetër. Në klubin verilindor të gjithë dëshirojnë të bëjnë tej dhe të luajnë më pas në turin tjetër kundër Romës.  “Debrecenin e kam eliminuar si lojtar para 10 vitesh, shpresoj ta bëjmë edhe tani”, përfundon Nexhipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *