Matraxhiu: Largimi i Qarrit sjell kaos, Bashkia duhet të përgjigjet

0

Kamza u mund nga Partizani në fundjavë, por nuk është ky lajmi kryesor. Situata financiare e klubit është ajo që shqetëson më së shumti. Bashkia nuk bashkëpunon me klubin, edhe pse ka 49% të aksioneve. Nga ana e presidentit Naim Qarri pretendohet se e ka shlyer pjesën e tij të detyrimit dhe tani pret që edhe Këshilli Bashkiak të miratojë fondin për klubin.

Disa ditë më parë numri një i Kamzës doli edhe me një komunikatë, ku i drejtohej kryebashkiakut Xhelal Mziu të jepte për klubin të ardhurat që i takojnë Bashkisë, ose të lëshonte pjesën e aksioneve që ka.

Drejtori sportiv, Andi Matraxhiu, i ftuar në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus, ka pranuar situatën e vështirë në klub. Gjithashtu ka treguar se jo të gjithë lojtarët që munguan me Partizanin kanë bojkotuar, pasi ka pasur edhe të dëmtuar. Një ndër ta është kapiteni Sebino Plaku.

“Presidenti Qarri është në një pozicion të vështirë, pasi veç është president, familja e tij ka një afeksion dhe lidhje të veçantë me ekipin. Nëse ai largohet, kaosi në ekip do të ishte i madh. Kjo braktisje nga ana e bashkisë së Kamzës po ia vështirëson shumë punën presidentit. Çdo këmbëngulje nga Naim Qarri merr një përgjigje negative nga bashkia. Në fakt ky institucion ka detyrim të përgjigjet sepse është aksioner me 49% dhe duhet t’i përgjigjet qytetareve të vet. Situata është e vështirë për hir të vërtetës”, deklaron Matraxhiu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.