Matko Djarmati ikën nga Tirana U-19

Marko Djarmati nuk është më trajneri i Tiranës, U-19. Klubi bardheblu dhe trajneri kroat i moshave, me konsensus kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, duke bërë që zyrtarisht Djarmati të largohet nga skuadra e 19-vjeçarëve. Sipas burimeve zyrtare të klubit Tirana, ishin rezultatet e dobëta që ndanë palët pa zhurmë.

Në fakt, Djarmati u emërua pa bujë në krye të Tiranës U-19, pasi mori vendin e Sokol Bulkut të shkarkuar nga klubi, por kroati u largua në të njëjtën mënyrë siç erdhi, pra pa zhurmë. Në gjashtë ndeshjet zyrtare që drejtoi Tiranën U-19, Djarmati koleksionoi vetëm humbje dhe kjo ishte arsyeja kryesore, që palët vendosin “të ndanin rrugët” mes tyre.

Një ndarje e qetë, pa bujë, ashtu si afrimi i kroatit, i cili tashmë është kthyer në shqiptar.

One thought on “Matko Djarmati ikën nga Tirana U-19

  1. Dallaveret e Sul Memes. Vetem per te heq Sokol Bulkun e coi ekipin ne tatepjete. Me Sokolin Tirona ishte vetem 6 pike nga vendi i pare tani eshte 14 ose me shume. Veni njerez qe punojne jo njerez qe shofin interesat ose xhepin.

Leave a Reply to Adnand Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *