Matija Dvornekoviç, pasardhësi i Pejiçit te Kukësi

0

Drejtuesit e klubit kuksian kanë arritur akordin me sulmuesin kroat, nga i cili shpresohet që të jetë në nivelin e Peros

 

Florian Behlula

 

Largimi në fillim të këtij sezoni i Pero Pejiçit krijoi një boshllëk të madh në sulmin e skuadrës kuksiane, që nuk u mbyll dot me ardhjen e Mateus Limës. Gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni, asnjëri nuk mundi dot ta zëvendësonte shtatlartin kroat, i cili fitoi zemrat e tifozëve dhe drejtuesve të klubit verilindor. “Hija” e Peros mbeti në “Zeqir Ymeri”, aq sa presidenti Gjici u përpoq ta rikthente në Kukës, por ai ka kontratë me klubin iranian të Esteghlal dhe ka deklaruar se ndjehet mirë atje. Sakaq, duket se drejtuesit e klubit nënkampion kanë gjetur “sozinë” e tij. Ai është Matija Dvornekoviç, i cili nga burime në klubin kuksian thuhet se ka pranuar të vihet nën urdhrat e trajnerit Klodian Duro. 27-vjeçari i lindur në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka luajtur me disa skuadra jo vetëm në vendin e tij, por edhe në Rusi apo Slloveni, teksa pritet që të firmosë me presidentin Safet Gjici, për të vazhduar karrierën e tij te Kukësi.

Karriera e Dvornekoviç – Tashmë 27-vjeçar, sulmuesi e ka nisur karrierën e tij te Sllaven Belupo, në sezonin 2008-2009, për t’u huazuar te Koprivnica, me të cilën luajti 21 ndeshje dhe shënoi 5 gola. Më pas Dvornekoviç u transferua te Gorica në Slloveni, ku fitoi eksperiencë me 32 aktivizimet e tij, teksa realizoi 9 herë. Karriera e tij vazhdoi tek ekipe si Ninzhi Nonvgorod, FC Volga, Torpedo Moskës, e sërish te Gorica, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij sezoni nga sa mësohet do të jetë pjesë e Kukësit. Në fakt, ai është një sulmues krahu, por me rendimentin që ka, pritet të shpërthejë te Kukësi në gjysmën e dytë të këtij sezoni. Në fakt, në Kukës asnjë nuk e harron Pejiçin, ndaj shpresojnë që duke qenë një sulmues kroat, Dvornekoviç të jetë pasardhësi i Peros.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.