Matiç-Junajtid, mungon vetëm zyrtarizimi

Në Angli nuk kanë dyshime se mesfushori i Çelsit, Nemanja Matiç do t’i bashkohet ekipit të tij të ri javën e ardhshme. Sipas gazetarëve anglezë, mesfushori serb do të bëhet pjesë e Mançester Junajtidit nesër.

Mançesteri raportohet se do të paguajë deri në 40 milionë sterlina për të, ose rreth 45 milionë euro. Klubi londinez i ka lënë rrugë të lirë largimit të serbit, i cili ka shfaqur dëshirën për të punuar përsëri me Murinjon.

Matiç përfundoi jashtë ekipi në turneun në Azi, që praktikisht konfirmoi dhe largimin e tij nga Çelsi, ndërsa sot është në Mançester.

Gallatasaraji do Fellainin – Sakaq, mediat turke kanë bërë me dije se Gallatasaraji ka shfaqur interes për mesfushorin e “Djajve të kuq”, Maruan Fellaini, për të cilin nuk do të ketë vend në ekip me afrimin e Nemanja Matiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *