Mateus shpërthen në kritika: Me këtë lojë, Hames s’meriton asgjë!

Bajerni u shkërmoq nga Gladbah me rezultatin 0-3 në Allianz Arena dhe normalisht që kritikat janë normale. Një ecuri jo e mirë e bavarezëve në javët e fundit, ndërkohë që legjenda Lotar Mateus nuk mban mend që kur e kishte parë një Bajern të tillë.

“Nuk mund ta kujtoj kur e kam parë Bajernin kaq keq, madje as në kohën time. Nuk kishte entuziazëm, asnjë gjuhë trupore, asnjë emocion”, u shpreh fillimisht Mateus në analizën e tij në “Sky Sport”.

Më tej ish-mesfushori foli për emra të përveçëm dhe kritika pati edhe për kolumbianin Hames Rodriguez, si dhe për Robert Levandovksin. “Hames ka pretendime të mëdha, por Niko Kovaç mund të ketë arsyet e tij pse e ka aktivizuar rrallë titullar në javët e fundit. Dhe nëse ai luan sikur ndaj Gladbah, ai nuk ka të drejtë të jetë në formacion”.

“Robert Levandovksi ka qenë shumë pak në kontakt me topin, ndërkohë që një ose dy herë ishte pranë portës kundërshtare. Por kjo nuk është e mjaftueshme për një lojtar si ai, me kualitetin dhe mentalitetin që ka”.

Kritika edhe për mbrojtjen, me Goreckën që Mateus e sheh “si një trup të huaj te Bajerni”. Në shënjestër edhe Humels e Sule. Tre golat e pësuar sigurisht që nuk mund t’i përjashtonin ata nga kritikat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *