Mateus këshillon Bajernin: E kam gjetur unë Robenin e dytë, blijeni!

0

Legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus, mendon se Bajerni nuk ka pse bën përpjekje të mëdha për të gjetur pasuesin e Arjen Robenit (33 vjeç), sepse lojtari ideal luan në Bundesligë. Sipas tij, ai është Kristjan Pulishiç i Dortmundit.

Duke folur në “Sky” pas ndeshjes së djeshme Dortmund-Bajern (1-3), ish-kampioni i botës theksoi se klubi bavarez duhet të nxitojë për të blerë amerikanin.

“Nëse Bajeni një ditë kërkon për një zëvendësues të Robenit apo Riberisë, atëherë duhet të marrë masat për të blerë Pulishiçin. Ai është 19 vjeç dhe ka shumë cilësi. Me besimin dhe shpejtësinë e tij, ai mund të bëjë gjëra edhe më të mëdha”, – tha Mateus.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image