Mateus: Jam dakord me vendimin e Lëv, por më irriton koha e njoftimit

0

Ish-lojtari i Bajernit dhe kombëtares gjermane, Lotar Mateus, ka folur për “T-Online”, në lidhje me vendimin e Joakim Lëv për t’i mbyllur derën e kombëtares treshes së Bajernit të Mynihut: Humels, Boateng dhe Myler.

Sipas legjendës gjermane vendimi i trajnerit të kombëtares është i kuptueshëm, por koha kur u dha njoftimi  e irriton atë, pasi Bajerni i Mynihut do të ndeshjet javën që vjen me Liverpulin.

“Çfarë më irriton është koha që Lëv zgjodhi për të bërë këtë njoftim, vetëm një javë para ndeshjes me Liverpulin. Humels dhe Boateng kanë shumë pak kohë për ta lënë pas këtë lajm”.

“Gjithsesi, përveç këtij detaji, vendimi është 100% i kuptueshëm. Kemi të bëjmë me një revolucion në kombëtare, pasi Lëv po mendon një plan afatgjatë për të ardhmen. Dua të shtoj që të tre ata nuk janë më lojtarët e dikurshëm. Për shembull Boateng dhe Humels kanë humbur shumë nga shpejtësia e tyre”, tha Mateus.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.