Mateus ia vë fajin drejtuesve: Ja gabimi i pafalshëm!

Ish-lojtari i Bajernit dhe kombëtares gjermane, Lotar Mateus, nuk është kursyer në kritikat e tij ndaj drejtuesve të Bajernit. Sipas tij shefi i klubit Rumenige dhe presidenti Hënes kanë harruar të rinovojnë skuadrën me emra të rinj.

“Drejtuesit e Bajernit në mënyrë të pabesueshme dështuan në sjelljen e emrave të rinj në skuadër. Ata vit pas viti rinovuan kontrata dhe harruan talentet e tjera që ishin në treg. Në humbjen ndaj Gladbahut, Bajerni kishte nëntë lojtarë që ishin në fushë dhe në finalen e Champions-it të vitit 2013”, the Mateus.

Kjo deklaratë e ish-futbollistit gjerman ka marrë mbështetje nga shumë tifozë e gazetarë në Gjermani Dyshja e sulmuesve të krahut Roben e Riberi, ka qenë ndër lojtarët më zhgënjyes në tri javët e fundit dhe shumë vetë mendojnë se dy “ikonat” e sulmit të Bajernit duhet ta kishin mbyllur ciklin e tyre në fund të sezonit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *