Mateus: Bajerni po luan me zjarrin

0

Lotar Mateus është rikthyer të flasë sërish për Bajernin e Mynihut. Ai ka analizuar ndeshjet e bavarezëve si në kampionatin gjerman, ashtu edhe në Champions League. Sipas Mateusit, Bajerni ka një problem të vogël, por që, në fund të fundit, është i importuar nga Ançeloti. “Mendoj se Bajerni ka një problem në kampionat dhe po luan me zjarin. Ka disa ndeshje që skuadra nuk po zhvillon futbollin e duhur që jemi mësuar. Sigurisht gjendet 5 pikë larg Lajpcigut të vendit të dytë dhe ndoshta mund t’a fitojë kampionatin, por diçka e tillë nuk është edhe aq e sigurt”.

“Unë mendoj, – ka vijuar Mateus, – se Ançeloti është një trajner shumë i mirë, sidomos në Champions dhe këtë e ka treguar me fakte. Ai ka arritur të fitojë këtë trofe dhe ka përgatitur skuadrat që ka patur pikërisht për këtë kompeticion. Por, ndoshta harron se ekziston edhe kampionati vendas. Dhe, nëse kujtoni skuadrat që ka drejtuar Ançeloti, ato kanë vuajtur në kampionatet e tyre, pikërisht sepse përgatitja është fokusuar totalisht te Championsi. Dhe kjo nuk më duket normale”. Sipas Mateusit, Hicfeld dhe Jup Hajnkes, pa folur për Pep Guardiolën, kanë ditur që t’i përballojnë të gjitha kompeticionet, por Karlo nuk po bën të njëjtën gjë. “Mendoj se Ançeloti po anashkalon Bundesligën sepse do të fitojë Championsin me Bajernin. Por, në fund mund të përfundojë pa titull. Le të shpresojmë që jo, pasi Bajerni ka dy objektiva kryesore në fillim të sezonit dhe ato janë titulli kampion dhe Champions. Më pas vijnë kupat e ndryshme”, ka sqaruar Mateus.

RIVALITETI – Për Mateusin rivaliteti në Gjermani nuk është nga më të mirët në këtë moment, teksa Dortmundi po e rimerr veten, por s’është në ritmet që duhet të jetë. Gjithësesi, ai shikon një Bajern të fortë në Evropë. “Sigurisht që fitorja ndaj Arsenalit me rezultatin 5-1 është një tregues i forcës së bavarezëve. Ndeshja e kthimit? Mendoj se nuk do të jetë aq e vështirë, edhe pse pres një Arsenal më këmbëngulës. Kë shikoj unë si rivalin kryesor të Bajernit në këtë kompeticion evropian? Padyshim Paris SG-në e Emerisë. Është skuadra që ka mundur Barcelonën dhe Ançeloti e njeh mirë duke qenë se e ka drejtuar”, ka përfunduar Mateus.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here