Materaci: Në Itali nuk ndryshon asgjë, shihni penalltinë ndaj Milanit

0

Një interist rrallë mund të dalë pro Milanit, por kur në mes është Juventusi…

Marko Materaci ka ndjekur dje ndeshjen Inter-Atalanta dhe pas ndeshjes foli në emisionin “Radio Anch’io Lo Sport”, në Radio 1, duke komentuar fitoren e thellë të Interit, por edhe polemikat pas Juventus-Milan, për atë penallti që bëri të plaste sherri.

“Është një situatë aspak e këndshme, gjithnjë ndodhin të njëjtat gjëra dhe vendimet kanë vetëm një drejtim. Tani është e lodhshme edhe të flitet, sepse duket qartë”.

Një deklaratë e qartë, edhe pse Materaci nuk e mohon se Juventusi mbetet superior: “E meriotjnë të jenë të parët, fitojnë prej 5 vitesh titullin dhe nëse blen edhe Higuainin, do të thotë që gjithnjë mund të përmirësohesh”.

Penalltia kundër Milanit? “I kuptoj për nervozizmin, të humbasësh në minutën e 95-të, me një penallti që nuk gëlltitet, nuk është aspak e këndshme”.

Për sa i përket Interit: “Më pëlqeu shumë ndeshja kundër Atalantës, Interi tregoi se është një skuadër e madhe, edhe pse i duhet pak më shumë personalitet dhe dy mbrojtës të fortë anësorë. Pioli po bën punë të shkëlqyer dhe mendoj se e meriton një shans. Murinjo? Si internist, uroj që të kthehet”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image