Materaci i përgjigjet Auzilios: Shih veten në pasqyrë, pastaj akuzo!

0

Kaos dhe tension tek Interi, pas humbjes së shëmtuar në Krotone. Dje pas ndeshjes drejtori spotriv Piero Auzilio lëshoi fjalë të rënda drejtuar skuadrës: “Nuk u sollëm si skuadër e Serisë A, u treguam mendjemëdhenj dhe arrogantë. Kështu nuk vazhdohet, do të humbasim ndaj çdo kundërshtari”.

Përgjigja e parë për drejtorin sportiv vjen nga një ish-futbollist që në fushë e jashtë saj nuk njihte e nuk njeh kompromis e diplomaci, Marko Materaci.

Materaci ka postuar në Instagram një foto, me shkrimin “Koha vë gjithçka në vendin e vet… çdo mbretëreshë në fronin e vet, çdo palaço në cirkun e vet”.

Poshtë saj, pa përmendur emër, Materaci shkruan: “Para se të akuzosh, shiko veten në pasqyrë! Fitohet dhe humbet së bashku. Gjithmonë”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here