Mata: E dija që do të shënoja, Juventusi është fantastik

Huan Mata ishte autori i golit të parë në përmbysjen mahnitëse që Mançester Junajtid bëri në Torino. 30-vjeçari ka treguar se e dinte se do të shënonte, pasi ishte ushtruar shumë herë për të realizuar nga ai pozicion, duke treguar në një farë mënyre dhe sekretin e asaj goditjeje.

Skuadra ishte e bashkuar dhe bëmë diçka që ishte mjaft e vështirë, pasi shënuam dy herë edhe pse ishim në disavantazh. Luajtëm ndaj një kundërshtari fantastik, në një stadium të mahnitshëm. Ishte mjaft e vështirë që të luanim kundër tyre. I tillë është futbolli, duhet të bësh maksimumin dhe u shpërblyem në 5 minuta. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, pasi kemi pasur jo pak probleme. Është një hap i madh për ne kjo fitore që morëm sot.

“Kur morëm goditjen kisha besim se do të shënoja, diçka që ja thash dhe shokëve që kisha pranë. E kisha provuar shumë herë në stërvitja dhe e dija se portieri kishte një plan jo të mirë. Kisha shumë besim se do të kaloja murin dhe do të shënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *