Mata-dori kualifikon Murinjon, Lioni eliminon Romën

0

Një gol i Huan Matës në minutën e 70-të vlejti fitoren 1-0 për Mançester Junajtid Rostovit, që rezistoi gjatë. Megjithatë, ishte një lojë si ‘macja me miun’, sepse Junajtid e kontrolloi tërësisht ndeshjen dhe priti me qetësi momentin e duhur, duke gabuar shumë raste për shënim, një problem madhor që nuk po gjen zgjidhje te “Djajtë e Kuq”. Fitoja bën që skuadra angleze të vazhdojë rrugën në Europa League, ku është gjithnjë e më shumë favorite e madhe për të fituar trofeun.

Spektakël e emocione në Roma-Lion, që këtë radhë u mbyll 2-1, pas suksesit të javës së shkuar të Lionit, 4-2. Skuadra franceze konfirmoi se është në formë të shkëlqyer, sepse arriti të rrëmbente kualifikimin, edhe pse me frikë deri në fund. Diakabi, ashtu si në vajtje, shënoi që në fillim për francezët, ndërsa Strotman ktheu në lojë Romën dhe Tusart në minutën e 60-të shënoi një autogol që ndezi shpresat italiane, por vetëm aq, sepse nuk pati më gola, pavarësisht nga “stuhia” romane në zonën e Lionit dhe rastet e arta që humbi në kundërsulm skuadra franceze.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image