“Maskarada, tallje dhe derdhje e kupës”/ Tifozët ia thonë të gjitha Partizanit pas eliminimit nga Besëlidhja

Partizani është eliminuar nga Kupa e Shqipërisu nga Besëlidhja. Kjo ka shkaktuar shumë pakënaqësi nga tifozët, që nëpërmjet “Ultras Guerrils” ia thonë të gjitha klubit. Nga tallja me fanellën, te maskarada dhe një kupe që ishte mbushur prej kohësh, vetëm se tani është derdhur.

“E keni mbushur kupën ka kohë, sot vetëm sa derdhët pikën e fundit të një turpi që e keni nisur prej muajsh dhe po e vulosni me eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, veprimtari që në çdo sezon e keni përdhosur pa mëshirë.

Ekipi kampion është shpërfytyruar dhe nuk janë të denjë për këtë emër. Përgjegjës ata në fushë, përgjegjës ata në tribunën qëndrore. Maskarada të njëpasnjëshme të cilat po ju përkthehen me stadiume bosh në çdo ndeshje.

Por tifozët e Partizanit i kanë dënuar gjithnjë paturpësitë dhe pafytyrësitë. Të tallesh me fanellën e shenjtë të Partizanit nuk është skandal, është sakrilegj!

Shihemi në Laç! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *