Mashtruesi Sergio Ramos, pezullim në horizont nga UEFA

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e ndeshjes kundër Ajaksit këtë mërkurë, që do të thotë se do të mungojë për pezullim në ndeshjen e kthimit në Bernabeu.

Gjithçka normale? Jo, në fakt, sepse Ramos e mori qëllimisht kartonin dhe nëse pamjet filmike të bënin ta hamendësoje këtë gjë, deklarata e madrilenit pas ndeshjes e konfirmoi bujshëm.

E kisha në mendje kartonin, do të gënjeja nëse do të thosha që nuk e mora qëllimisht. Nuk është mirë të mendojmë se jemi kualifikuar, por vendosa që është më mirë të mungoj në ndeshjen e ardhshme. Do jem si tifoz në tribunë“, deklaroi 32-vjeçari, pa e ditur se kështu dënoi vetveten.

Në vjeshtë Korona i Portos u dënua me 2 ndeshje pezullim nga UEFA, për shkak se mori karton të verdhë të qëllimshëm në ndeshjen e pestë në grup, kundër Shalkes. Në këtë mënyrë, ai synonte të mungonte në ndeshjen e gjashtë dhe të ishte në fushë kundër Romës, por mungoi për pezullim.

Ramos, i cili dje luajti ndeshjen numër 600 me fanellën e Realit, e kuptoi gafën dhe postoi një mesazh në Twitter, për të përgënjeshtruar veten: “Në një ndeshje ka shumë tension, vendimet duhen marrë për punë sekondash. Më vjen keq që nuk do jem me shokët e skuadrës për një ndeshje, nuk e mora qëllimisht kartonin e verdhë“. A do të mjaftojë për ta shpëtuar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *