“Mashtrues dhe shembull i keq”, ish-trajneri i famshëm i Spanjës kritikon rëndë Nejmarin

Nejmar është një prej atyre lojtarëve kontrovers për të cilët ke dashuri ose urrejtje. Vetë sjellja e tij në fushën e lojës, por edhe me klubin, lë shumë vend për kritika. Por ajo që ka ardhur nga ish-trajneri i Spanjës, Del Boske, është vërtet e rëndë për sulmuesin e PSG-së. Në një intervistë për “El Mundo Deportivo”, teksa i jep të gjitha meritat për cilësitë individuale dhe teknike, Del Boske shprehet:

“Nuk është shembull i mirë për mua dhe mashtron, pretendon shumë. Vetë mënyra sesi iku nga Barcelona e tregon këtë. Por pa i ulur vlerat si lojtar pasi nëse doni t’ju them pesë lojtarët më të mirë në botë për cilësi teknike, edhe ai bën pjesë aty”, ka thënë Del Boske. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *