Masat e derbit, “BBS Security”: Ja çfarë nuk lejohet në stadium!

Derbi i shumëpritur midis Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet ditën e premte, në orën 18:00. Gjatë ditës së sotme kanë dalë në shitje biletat dhe në stadiumin “Selman Stërmasi” do të dominojnë ngjyrat bardheblu, pasi ekipi i Memës vjen si pritës në duelin e përjetshëm.

Kompania e menaxhimit të sigurimit BBS Security dhe ajo e menaxhimit të biletarisë, të Klub Futboll Tirana, bën thirrje që tifozerinë e dy skuadrave të marrin masat e duhura për të shmangur incidentet në stadium. Sendet që nuk lejohen dhe do të ketë një kontroll të rreptë në hyrjet e stadiumit janë si më poshtë:

  1. Banderola të pa miratuara nga klubi.
  2. Sende të forta dhe piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
  3. Cadra dhe cakmakë.
  4. Lazer.
  5. Vuvuzela, bori apo bilbila.
  6. Kamera të ndryshme apo aparatë fotografikë që mund të filmojnë ndeshjen.
  7. Fëmijët e pashoqëruar dhe pa biletë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *