Martohet Serxhio Ramos, ndalohen fëmijët dhe… celularët!

0

Serxho Ramos më datë 15 qershor do të jetë zyrtarisht një burrë i martuar. Mbrojtësi do të kurorëzojë me martesë lidhjen disavjeçare me Pilar Rubio, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Ylli i Realit dëshiron që atë ditë të gjithë t’ja dedikojnë vetëm atij. Ka mënduar çdo detaj dhe ka vendosur rregulla strikte, ndoshta të çuditshme. Në dasmën e Ramos ka një listë të gjatë me gjëra, që ndalohen t’i bësh.

Në ceremoninë, që do të zhvillohet në Katedralen e Sevijes, do të jenë ta pranishëm vetëm tre njerëz nën moshën 18 vjeç. Tre fëmijët e çiftit dhe kaq. Kjo do të ndodhë sepse ylli madrilen ka vendosur që në dasmën e tij të mos marrin pjesë fëmijët.

Një tjetër rregull “i hekurt” i tij është edhe mospërdorimi i celularit gjatë zhvillimit të dasmës. Pra s’do të kemi asnjë njeri nga fisi që qëndron me celular në dorë për të zëvendësuar punën e fotografëve. Nëse ndonjë prej 400 të ftuarit do të ketë një telefonatë urgjente, do i duhet të kalojë në dhomën e posaçme për këtë funksion.

Në dasmën e Ramos burrat duhet të vishen me rroba serioze dhe të ngushta dhe femrat nuk duhet të fantazojnë shumë me ngjyrat. Është e ndaluar ngjyra e bardhë, e zezë, portokalli, rozë dhe e kuqe. Gjithë këtyre rregullave strikte të çiftit i shtohet një gjest mjaft bujar.

Të gjitha dhuratat e destinuara për çifitn, të ftuarit do duhet t’i konvertojnë në para, për t’i derdhur në llogarinë e shoqatës së njohur bamirëse, “UNICEF”. Grupi i rokut që do performojë atë natë do të paguhet me 1 milionë euro. Një herë martohet Serxho Ramos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.