Martini flet pa dorashka: Tiranën e ka ndihmuar Zoti, Kukësi luan futboll më të mirë

Trajnei i Teutës, Edi Martini nuk e fsheh opinionit e tij pozitiv për ecurinë e skuadrës së Kukësit në kampionat. Verilindorët vijojnë të mbajnë kreun megjithëse shkëputja mund të ndodhte në Ballsh pas atij barazimi fatal dhe njëherazi emocional në fundin e takimit. I ftuar në studion e “Abc News” trajneri i durrsakve komenton edhe paraqitjet e Tiranës ku me bindje, Martini shprehet se ka vërtet një Zot që i ndihmon shumë bardheblutë ndeshje pas ndeshjesh.

“Po tregohet në fushë që nuk ka diferenca, edhe pse në letër pritet ndryshe. Kukësi është ekipi që bën futbollin më të mirë. Me atë grup, e kisha parë me lehtë lart. Nisur edhe nga situata që ka kaluar Partizani. Kanë grupin më të mire. Kundër Tiranës kemi bërë ndeshjen më të mirë tonën, i vumë në vështirësi. Ata i ka ndihmuar Zoti dy ndeshjet e fundit, siç e thotë trajneri i tyre. I mbetemi asaj që është një nga ekipet pretendente të kampionatit”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *