Martinez mezi mbushet me frymë, “çfarë Botërori!”

“Ja çfarë ndodh në Kupën e Botës!”. Roberto Martinez mezi mbushet me frymë, por e bën sepse emocionet dhe zemra janë në atë nivel ku vështirë mund të jesh i qetë.

E pa ekipin e tij thuajse me një këmbë jashtë Rusi 2018, por fantazmat u larguan pas zëvendësimeve dhe sidomos karakterit belg, që në fund përmbysi gjithçka. Për FIFA-n, spanjolli u shpreh: “Ishte një test karakteri.

Kjo do të thotë shumë mbi personalitetin dhe sidomos nivelin e djemve, që sot duhet vetëm t’I përgëzoj për atë që kanë bërë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *