Martinez i mahnit të gjithë, 112 milionë € për Interin!

Lautaro Martinez po tregohet vendimtar me Argjentinën në Copa America dhe së fundmi emri i tij është përfshirë në valën e fjalëve të merkatos. Sulmuesi i Interit lidhet me një kalim te Barcelona, klub që thuhet se është i gatshëm të paguajë shifrën e 112 milionë eurove.

Sigurisht gjithçka varet nga Interi, që e bleu 21-vjeçarin verën e shkuar për vetëm 23 milionë euro. Martinez, në Serie A sezonin e shkuar është aktivizuar në 27 ndeshje, por vetëm 13 i ka nisur nga fillimi. Në një moment ai mendoi edhe largimin, për shkak të hapësirave që priste t‘i kishte më të shumta.

Autori i 6 golave në kampionat, në Copa America e ka ndihmuar Argjentinën duke shënuar dy gola. Tashmë po flitet sërish për të dhe një transferim te Barcelona sigurisht do të ishte një hap i madh, por varet se çfarë plani kanë katalanasit me të, pasi trajneri Ernesto Valverde ka shumë lojtarë në ofensivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *